Veseli: Beteja e Gllogjanit, historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar betejën e 24 marsit në Gllogjan të Deçanit.

Lajme

24/03/2016 14:41

Ai ka shkruar në facebook, se kjo datë është historike pasi dëshmoi se UÇK-ja tashmë kishte përfshirë gjithë Kosovën.

“Në këtë datë historike për Kosovën, kujtojmë edhe Betejën e 24 Marsit të vitit 1998, në Gllogjan të Deçanit, e cila në vazhdimësinë e qëndresës së Likoshanit e Prekazit, po dëshmonte se UÇK-ja tanimë kishte lëshuar shtat në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Veseli.

“Përulje dhe nderim për të rënët e asaj dite dhe të gjithë të rënët e luftës sonë për liri!”. /lajmi.net