Veseli: Askush nuk ka të drejtë të ndjellë frikë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë vizitës që ua ka bërë të lënduarve në protestën e djeshme, tha se e gëzon fakti se asnjë nga qytetarët nuk është lënduar rëndë ndërkohë që ka garantuar të gjithë qytetarët se Kuvendi asnjëherë nuk do të marrë vendime që bien ndesh me interesat e tyre.

Lajme

28/01/2015 12:23

“Askush nga ne nuk ka të drejtë që të mbjellë frikë për një invazion, qoftë ai edhe ekonomik të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Veseli në QKU.

Sipas tij, debati për Trepçën dhe për çështjet tjera duhet të kthehet në Kuvend dhe nuk do të ketë trazira popullore ashtu siç duan njerëzit të cilët s’ia duan të mirën Kosovës.