Vesa: Skenat në klipin e ri s’janë zhveshje(Video)

Vesa Luma është rikthyer në emisionin Express të KTV-së për të rrëfyer për projektin e saj më të ri.

ShowBiz

21/03/2015 18:54

Në intervistën e parë pas publikimit të “Tkan fol keq për mu” këngëtarja ka thënë se për ta shkruar këtë tekst ajo është bazuar në përvojat e shoqërisë kosovare kur dikush flet keq për dikë, ndërsa për vete thotë të mos ketë dëgjuar se ka folur dikush keq.

Vesa ka thënë se me këtë këngë ua ka plotësuar dëshirën fansave të saj, të cilët kanë kërkuar që ajo t’u kthehet këngëve ritmike, të tilla si “Jemi dhe s’jemi” dhe “Amaneti”.

Ndërsa skenat eksplicite të klipit, ajo i ka quajtur ekstravagance e jo zhveshje e tepruar, përcjell Koha.net.

Vesa nuk ka dashur të tregojë nëse ishte e zhveshur tek skena në të cilën flokët ia mbulojnë asaj gjoksin.

Në anën tjetër, Vesa, nuk ka mohuar apo pohuar nëse vera e vitit 2015 do të sjellë kurorëzimin e saj me Big Basten, i cili në një interviste për emisionin Express ka thënë se ka plane personale për këtë verë, duke lënë të nënkuptohet se çifti mund të martohet shpejt. /Telegrafi/ lajmi.net

YouTube player