Vesa Luma: Sonte fitore për Fadil Vokrrin

Sonte, përfaqësuesja e Kosovës dhe Azerbajxhani do të përballen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

ShowBiz

20/11/2018 20:04

Duket se kjo ndeshje futbollistike me padurim po pritet edhe nga artistët e njohur shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Është kjo, këngëtarja dhe moderatorja, Vesa Luma e cila ka hedhur një imazh të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri gjersa thotë disa fjalë.

“Sonte fitore për Fadil Vokrri”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Kujtojmë që presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka vdekur në qershor të këtij viti. /Lajmi.net/