Vesa Luma bëhet me shtëpi të re

Këngëtarja Vesa Luma i është përkushtuar aq shumë punës rreth projektit të saj televiziv sa që tani në finalizim ndjehet sikur është bërë me shtëpi të re

ShowBiz

24/04/2015 19:17

Këngëtarja ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet në skenën e emisionit ´E diela me Vesën´, e derisa duket se tashmë çdo gjë është gati, edhe këngëtarja prishtinase po ndjehet si në shtëpi.

Ajo madje karshi fotos ka lënë edhe mbishkrimin ku tregon se tashmë është bërë me shtëpi të re. E për të parë Vesën në emision duhet të prisni deri të dielën. Lajmi.net