Vesa dhe Big Basta në Australi, po shijojnë verën
Vesa Luma po përjeton një verë të bukur me bashkëshortin e saj në Australinë e largët. Nga Melbourne në Sydney e Queensland, duket që po kalojnë pushime shumë të këndshme. Me të arrirë në Australi, çifti, shumë të ekzaltuar, kanë postuar foto ku ishin të pranishëm në një koncert të reperit të njohur Eminem. Pas…
ShowBiz
Vesa Luma po përjeton një verë të bukur me bashkëshortin e saj në Australinë e largët.
Nga Melbourne në Sydney e Queensland, duket që po kalojnë pushime shumë të këndshme.
Me të arrirë në Australi, çifti, shumë të ekzaltuar, kanë postuar foto ku ishin të pranishëm në një koncert të reperit të njohur Eminem.
Pas disa ditëve kanë shkuar për t’a përkrahur edhe futbollistin kosovar shumë të dashur në Australi, Besart Berisha. Vesa ka shkruar në Instagram: ‘Sot një ditë e vecantë. Shumë të nderuar të jemi mysafirë special të krenarisë së futbollit shqipëtar Besart Berisha i cili sapo ka fituar Topin e Artë Australian’.
Pasi në Australi është një mot me temperatura shumë të larta, ata nuk e kanë lënë pa vizituar plazhet e bukura dhe duket se i janë përshtatur shumë shpejt asaj klime dhe kanë harruar se në vendlindjen e tyre është dimër.
Turneu po vazhdon dhe nuk dihet se kur do të kthehen në Shqipëri, por një gjë është e sigurt, do t’i mbetet lezet.