Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Vertonghen në fundin e kontratës me Tottenham – destinacionet e mundshme për të në Serie A

19:47 | 30 Maj 2020

Jan Vertonghen po afrohet me fundin e kontratës së tij.

Mbrojtësi belg i Tottenham Hotspur do të jetë pa kontratë para fundit të sezonit, por mund të vazhdojë me londinezët së paku deri në mbyllje të sezonit, pasur parasysh situatën e krijuar nga Covid-19.

Megjithatë, nëse mendohet për sezonin e ardhshëm, Serie A është destinacioni më i mundshëm për lojtarin. Në listë janë disa skuadra që e duan atë.

Roma, Inter, Napoli dhe Fiorentina kanë vënë shënjestrën te belgu, transmeton lajmi.net.

Vertonghen ka mbushur 33 vite gjatë muajit të kaluar, dhe tashmë pritet të kalojë në Serie A, ndoshta për fundin e karrierës.

Roma dhe Inter shihen si favoritet për kartonin e lojtarit, por Napoli dhe Fiorentina nuk do të qëndrojnë duar-kryq.

Napoli dhe Fiorentina mund të preferohen nga lojtari, nëse kalkulohet në atë se aty mund të ketë më shumë minuta në dispozicion. /Lajmi.net/