Verratti, përforcimi i parë i Barcelonës

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës pas skadimit të dënimit të FIFA-s, në janarin e vitit 2016.

Sport

11/02/2015 09:35

Drejtori i ri teknik i Barcelonës, Adreido Braida ka identifikuar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, si përforcimin e parë të klubit, pas skadimit të dënimit të FIFA-s në janar të vitit 2016.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Braida beson se Verratti është futbollisti ideal për pasardhës të dyshes Xavi e Iniesta.

Verratti ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri më 2019, dhe Barcelona beson se mund ta bindë italianin që të largohet nga Parc des Princes në janarin e ardhshëm, kur do të skadojë dënimi i FIFA-s për klubin katalan.