Verratti, përforcimi i ardhshëm i Realit

Real Madrid do të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

06/02/2015 19:25

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti mund të jetë përforcimi i ardhshëm i madh i Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti dëshiron ta zëvendësojë Sami Khediran – i cili do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni – me yllin e ri italian.

Verratti tashmë një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i Real Madridit, ndërsa Ancelotti pëlqen karakteristikat e tij dhe beson se ai mund të shndërrohet në një futbollist të rëndësishëm për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Verratti do të kushtojë shtrenjtë por Reali nuk i ka problem paratë.