Verratti për çështjen e rinovimit: Ne po negociojmë me klubin, ata vendosin nëse unë vazhdoj apo jo
Marco Verratti ka folur në lidhje me çështjen e rinovimit me Paris Saint Germain.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/real-madrid-v-paris-saint-germain-round-of-sixteen-leg-two-uefa-champions-league-1-1.jpg)
Sport
Ai i tha gazetës Le Parisien se është klubi ai që vendos nëse ai do të jetë edhe më tutje pjesë e kampionëve francezë apo jo.
“Jemi në negociata. Nuk dua as të diskutoj. Është bordi ai që merr vendime”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të ketë asnjë problem – është klubi ai që vendos nëse unë do të jem edhe më tutje ose jo”, përfundoi mesfushori italian.
Verratti kohëve të fundit u përfol për një largim të mundshëm nga kryeqytetasit për të kaluar në një skuadër tjetër.
Kontrata e tij me klubin francez skadon më 30 qershor të vitit 2024. /Lajmi.net/