Verratti: Lamtumirë Paris Saint-Germain!

Marco Verratti ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

27/06/2018 11:41

Marco Verratti dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mediat franceze raportojnë se mesfushori italian ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Verratti spekulohet se kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Në mesin e tyre, edhe kampioni nga Serie A, Juventus. /Lajmi.net/