Vermaelen debuton ndaj Deportivos
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka bërë të ditur se përforcimi i ri, Thomas Vermaelen do të debutojë në xhiron e fundit të La Ligës kundër Deportivo La Corunas.

Sport
Thomas Vermaelen u transferua në Barcelonë nga Arsenal në verën e vitit të kaluar.
Por, lëndimet e vazhdueshme e pamundëson të bëjë edhe një paraqitje të vetme me ekipin e parë të gjigantit katalan.
Megjithatë, ai nuk do ta mbyllë stinorin pa shijuar një ndeshje të La Ligës.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka bërë të ditur se Vermaelen do të debutojë në xhiron e fundit të La Ligës kundër Deportivo La Corunas, të shtunën.