Veriu qeveriset nga struktura paralele
Organi i përkohshëm i Mitrovicës së Veriut, një strukturë e pushtetit paralele në veri që e ka instaluar Qeveria e Serbisë, ka vazhduar t’i realizojë projektet që financohen nga shteti serb.

Lajme
Sipas gazetës Zëri, Aleksandar Spiriq, kryetar i përkohshëm i këtij organi të instaluar nga Serbia, ka konfirmuar se ato projekte financohen nga qeveria e Beogradit.
Spiriq, të cilin kryetari legal i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e ka zgjedhur jo rastësisht zëvendës të tij, ka thënë se zhvillimi i pjesës veriore të Mitrovicës është çështje më e rëndësishme për avancimin e standardit jetësor në ato hapësira.
Ai ka numëruar një varg projektesh që kanë filluar të realizohen dhe projekte të tjera që janë në realizim e sipër në pjesën verior të Mitrovicës dhe që ekskluzivisht financohen nga Beogradi, shkruan Zëri.