Veriorët refuzojnë takimin me Editën

Kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe kanë refuzuar takimin me zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, edhe pse një takim i tillë ishte paraparë të mbahej të martën në mbrëmje në shtëpinë e BE-së në veri të Mitrovicës.

Lajme

14/05/2014 10:30

Sipas burimeve të Kosovapress-it udhëheqësit e komunave veriorë kanë hequr dorë momentin e fundit nga një takim i tillë, ndërkohë që janë takuar me zëvendës shefen e misionit të ambasadës amerikane në Prishtinë, Jennifer Backuz.

\”Nuk jemi të kënaqur me sjelljen e zonjës Tahiri. Herën e fundit në Prishtinë ajo nuk na ka pranuar fare si bashkëbisedues, duke thënë se s’ka çka të bisedojë me neve, sepse ne nuk jemi palë në bisedime, ndërsa kur ajo është dashur të vij tek ne, atëherë për çka do të bisedonim me të”, citojnë burimet të ketë thënë njëri prej kryetarëve të komunave veriore.

Mësohet se zëvendëskryeministrja Tahiri do të takohet të mërkurën gjatë ditës me shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq.