Veri i Mitrovicës: Burri rrah ish-bashkëshorten dhe kolegun e saj në vendin e punës, i bën për spital

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortën e tij dhe një koleg të saj në ambientin e punës. Rasti ka ndodhur përgjatë pasditës së të hënës, në veri të Mitrovicës.

Lajme

04/05/2022 09:33

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, duke thënë se dy të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

“Mitrovicë-Veri,02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare,  ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/