Veprimi i Ritës në Holandë për t’u duartrokitur, ja çka bëri për Aviciin
Rita Ora është një prej këngëtareve shqiptare që ka arritur famë në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz
Këngëtarja gjatë ditës së sotme ka performuar para publikut të Holandës, të cilët ishin mbledhur për t’i dëgjuar këngët e saj, shkruan lajmi.net.
Në një moment, derisa po qëndronte në skenë, Rita ndalet dhe thotë disa fjalë për Aviciin, DJ i cili ka ndërruar jetë një javë më parë.
Më tej, ajo ka performuar këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në duet me po të njëjtin DJ, Aviciin.
Kujtojmë që Rita ishte ndër të parat artiste që kishte reaguar lidhur me vdekjen e tij në moshën 28 vjeçare, i cili bazuar në një deklaratë të lëshuar nga familja e tij, Avicii ka kryer vetëvrasje. /Lajmi.net/
