Veprimi i pahijshëm i Bebe Rexhës para miliona ndjekësve

Bebe Rexha njihet si person pa komplekse.

ShowBiz

23/10/2019 15:57

Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat shumë shpesh publikon fotografi të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo postoi fotografi nga prapaskenat e një prej koncerteve të saj, ku provokoi me një veprim.

Teksa pozoi mbi mjeteve të ekipit të saj, Bebe ngriti gishtat e mesit dhe tha “Sepse unë mundem”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “You Can’t Stop the Girl”, njëherësh kolonë zanore e “Maleficent 2”. /Lajmi.net/