Vepra e kompozitorit Memli Kelmendi edhe në Stamboll dhe Ankara (Foto)

Vepra korale “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi me datën 22 shkurt 2016 do të intepretohet në Stamboll në sallën e njohur koncertale “Bağlarbaşı Kültür ve Kongre Merkezi'nde”, ndërsa me datën 27 shkurt 2016 në “Gazi Üniversitesi Konser Salonu” – Ankara.

ShowBiz

18/02/2016 16:41

Vepra do të intepretohet nga Ansambli koral “Ars Nova” nën dirigjimin e Kübra Şenyaylar.

“Pas intepretimit të kësaj vepre muaj më parë në Santiago de Chile dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras, dhe pas kërkeses që kjo vepër të intepretohet edhe në disa vende të tjera në muajt që pasojnë, kësaj radhe kjo vepër do të interpretohet nga dirigjentja turke Kübra Şenyaylar  në Stamboll dhe Ankara. Në momentin kur unë veç jam në kontakt me shumë dirigjent ndërkombëtar nga bota, na doli befasuese kjo ofertë nga Turqia, të cilën unë padyshim e prita me entuziazëm të madh”, tha Memli Kelmendi

Muajt e ardhshëm kjo vepër do të interpretohet edhe në disa vende.

Ars Nova - Kübra Şenyaylar Memli Kelmendi - Kompozitor