Ventura me deklaratë të papritur për Shqipërinë
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë me 24 Mars 2017 në Palermo do të jetë një sfidë shumë impenjative ka deklaruar trajnieri i Italisë Gianpiero Ventura, pasi në lojë janë pikët e kualifikimit për në Botërorin rus.

Sport
“Atë ditë do të më pëlqentë ta shikoja stadiumin plot. Kur luaja dhe kam ardhur në Palermo si kundërshtar kam hasur gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte gjithmonë i mbushur plot e për plot. Do të ishte dicka e bukur që publiku të na ndihmonte, pasi ajo e Palermos është ndeshja më e vështirë e grupit. Nëse nuk mposhtim Shqipërinë, bëhet e vështirë të shpresojmë që të kalojmë si të parët e grupit, pasi edhe një fitore ndaj Spanjës nuk do të na bënte punë. Ja pse e konsideroj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e dy vjeçarit”, deklaroi Ventura.
“E luajmë këtu, pasi Palermo ka dhënë gjithmonë prova të një afeksioni të madh në drejtim të Kombëtares. Kemi nevojë për shtysën e Palermos, duke shpresuar që ndeshja e Italisë të jetë një ogur i mirë edhe për klubin që po përjeton një periudhë jo të lehtë”, shtoi ai.