Venizelos sot në Beograd, nesër në Prishtinë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos, sot qëndron në Beograd, ndërsa nesër vjen në Prishtinë. Greqia, e cila mban presidencën e radhës të BE'së, është njëri nga pesë vendet anëtare të bllokut që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Lajme
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos, arrin sot në Beograd si kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Në takim me zyrtarët e lartë të shtetit serb, ai do të bisedojë për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, për situatën në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe, raporton RFE.
Të mërkurën, Venizelos do të qëndrojë edhe në Prishtinë.
Greqia, e cila mban presidencën e radhës të BE’së, është njëri nga pesë vendet anëtare të bllokut që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Në kuadër të turneut rajonal, Venizelos do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni dhe Shqipëri.