Vendpushimet më të mira në botë
Nëse jeni kureshtarë për të vizituar vende të reja, propozimin ua japim ne. Në vazhdim do t’i shihni nëntë vendpushimet më ideale në botë, për një pushim që nuk do ta harroni kurrë: Bali Iu nevojitën tri vjet për ta realizuar projektin e pasionuar. Banjo dhe SPA u ndërtuan kryesisht nga ‘bamboo’. Ju mund ta…
Lifestyle
Nëse jeni kureshtarë për të vizituar vende të reja, propozimin ua japim ne. Në vazhdim do t’i shihni nëntë vendpushimet më ideale në botë, për një pushim që nuk do ta harroni kurrë:
Bali
Iu nevojitën tri vjet për ta realizuar projektin e pasionuar. Banjo dhe SPA u ndërtuan kryesisht nga ‘bamboo’. Ju mund ta zgjidhni dhomën me pamje nga deti, ose me pamje të një familjeje me shtëpi rurale. Çmimi për një natë në ‘Banjar Adat Baturning’ (fotoja më lartë), në Mambal të Balit, Indonezi, është 475 dollarë.
Meksikë
Në gadishullin Yucatan të Meksikos, ‘Rosewood Mayakoba’ ofron 128 suita si dhe një banjë nënujore, e cila ndihmon për specializimin e ritualeve shpirtërore të ‘Mayas’. ‘Spa’ Temazcal Ritual bazohet në zakonet e lashta për prodhimin e avullit në ngrohtësi. Historia e ‘Mayas’ përshkohet nga vizitat e udhëhequra nga arkeologët, në tempujt Yucatan. Çmimi për një natë në këtë mrekulli natyrore është 750 dollarë.
Brazil
Nëse keni kureshtje për jetën në fshat, atëherë ju preferojmë ta vizitoni plazhin Taipu de Fora, i cili gjendet në Barra Grande të Brazilit. Ai është një fshat i vogël, me bukuri të rralla natyrore. Taipu de Fora ka mijëra plazhe, të përshkuar me palma dhe pemë kokosi. Ka hotele të vogla, të bukura. Një ballkon simpatik, dhoma të rehatshme dhe shtrat të përshtatshëm. Ju vetëm duhet të ecni pak dhe do të jeni në plazh, ku mund të relaksoheni jashtëzakonisht. Gjithashtu, aty ka pishina të shumta. Çmimi për një natë, 600 dollarë.
Indonezi
Në hotelin e ri Alila, vilat gjenden njëra afër tjetrës, me tarraca të bukura dhe një plazh me rërë të zezë. SPA, është e ndërtuar me një shkëmb prej mermeri, ndërsa ofron masazhe tradicionale ‘Balinese’. Çmimi për një natë është 510 dollarë.
SHBA
Në fillim ndoshta do të pendoheni për vendimin tuaj për të shkuar në qendrën malore ‘Tassajara Zen’, që gjendet thellë në malet Santa Lucia, në lindje të Big Sur. Rruga e pashtruar nga Carmel Valley është vetëm 14 milje, por ajo është me tatëpjeta dhe përpjetëza, me gunga dhe me erëra të forta, që e bëjnë që udhëtimi të zgjasë së paku një orë. Por, kur të mbërrini aty, do të mrekulloheni. Në vitin 1967m Tassajara (një resort me burime të nxehta të ujit), u bë i pari ‘Zen’ jashtë Japonisë. Ajo gjendet në San Francisco të SHBA-ve dhe punon nga maji deri në shtator, duke u mbyllur në pjesën tjetër të vitit. Aty mund ta shijoni një ushqim të shkëlqyeshëm vegjetarian, ndërkohë që mund ta shijoni edhe ujin e nxehtë japonez. E vetmja behane e Tassajaras është udhëtimi i gjatë prej 14 miljesh.
Itali
Kultivuesi i verës, Renato Ratti së fundmi e hapi vilën prej 13 dhomash në Piedmont. Një bodrum i vjetër ruan vlerat e verërave për dekada të Rattit, në Costigliole D’asti, Itali. Varësisht prej kërkesave, vera mund t’u dërgohet në dhomë mysafirëve. Pronarët ndoshta do ta hapin restorantin në dy vjetët e ardhshëm. Për momentin, ata i dërgojnë mysafirët në La Luna nel Pozzo, një fshat i afërt i Neive. Një familje atje shërben pasta të shkëlqyeshme shtëpiake, të shoqëruara nga verat lokale. Kulla e vjetër është kthyer në një suitë trekatëshe luksoze, e ndërtuar nga druri. Muret i ka të vizatuara dhe një banjo turke. Çdo kat ka një pamje 360 shkallë të vreshtave.
Xhamajka
Vilat në këtë vend të izoluar turistik gjenden në majë të shpellave të shpërndara, me shkëmbinj të pjerrët, ku ju mund të hani drekë në një shpellë private, në Negril të Xhamajkas. Çmimi për një natë në këtë bukuri natyrore, me një dhomë dyshe kushton 798 dollarë, gjatë sezonit, nga 23 dhjetori deri më 20 prill.
Kosta Rika
I vendosur në bregun e Paqësorit, në jug të Kosta Rikas, gadishulli Osa është i rrethuar me pyje dhe pamje tropikale, ku shiu bie shpesh. Villat e reja janë ideale për ta eksploruar rajonin. Aty mund të organizohen udhëtime për në ishullin e rezervave biologjike, Cano dhe mund t’i vizitoni balenat në ‘Nartional Marine Park’.
SHBA
Vila me pamje oqeanike dhe pishina të panumërta, janë vendi ideal për çdo çift që dëshiron ta kalojë muajin e mjaltit. Në restorantin ‘Sierra Mar’, kuzhinieri John Cox debutoi me një menu të pasur, duke e shërbyer ushqimin me pjata të tilla që duken si guaska të kuqe,. Çmimi për një natë në ‘Big Sur’ të Californias, në SHBA kushton 675 dollarë.