Vendoset: Izraeli në Eurovision, tri shtete të tjera tërhiqen
Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, pasi organizatorët vendosën t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen. Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për parregullsi në procesin e votimit, shkruan BBC. Pavarësisht…
ShowBiz
Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, pasi organizatorët vendosën t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen.
Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për parregullsi në procesin e votimit, shkruan BBC.
Pavarësisht thirrjeve për të mbajtur votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një set të ri rregullash, të cilat synojnë të mbrojnë integritetin e festivalit.
Në një deklaratë, transmetuesi holandez Avrotros theksoi se “pjesëmarrja në rrethana të tilla është e papajtueshme me vlerat publike që ne i konsiderojmë thelbësore”.
Ndërkohë, televizioni spanjoll RTVE u shpreh: “Bordi drejtues i RTVE ka vendosur që nga shtatori i kaluar se Spanja do të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli është pjesë e tij”, përcjell telegrafi.
“Kjo tërheqje nënkupton gjithashtu se RTVE nuk do të transmetojë finalen e Eurovisionit 2026… as gjysmëfinalet paraprake”.
RTVE ishte një nga iniciatorët e kërkesës për përjashtimin e Izraelit dhe kërkoi që votimi të mbahej me votim të fshehtë.
Sipas transmetuesit, organizatorët “refuzuan kërkesën e RTVE-së”, duke shtuar:
“Kjo vendimmarrje e rrit mosbesimin e RTVE ndaj organizimit të festivalit dhe konfirmon presionet politike që e rrethojnë atë”.
Edhe transmetues të tjerë, përfshirë Slloveninë dhe Islandën, pritet të tërhiqen nga gara.