Vendos ZRRE-ja: Tarifat e rrymës rriten për 15%, hyjnë në fuqi nga 1 prilli

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë-elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind. Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimin i qëndrueshëm me energji-elektrike, transmeton lajmi.net. Vendimi është marrë pak më parë në mbledhje ndërsa tarifat e reja pritet që të…

Lajme

30/03/2023 14:26

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë-elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimin i qëndrueshëm me energji-elektrike, transmeton lajmi.net.

Vendimi është marrë pak më parë në mbledhje ndërsa tarifat e reja pritet që të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Tre anëtarë të bordit kanë votuar pro kësaj pike dhe asnjë prej tyre nuk ishte kundër.

Kryetari i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji-elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, kostot do të jenë edhe më të larta.

Ndryshe në Kuvendin e Kosovës deputetët sot kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e rritje së çmimeve në kuadër të faturave të energjisë-elektrike.

Pakënaqësi në lidhje me rritjen e çmimit të faturave për 15 për qind ka pasur vazhdimisht edhe nga qytetarët./Lajmi.net/