Vendos Kryesia e LDK-së: S’ka bisedime me VV-në pa u certifikuar rezultatet
Koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së duket së do të marrë pak kohë.

Lajme
Kjo për shkakun se partia e Isa Mustafës, LDK-ja po refuzon të hyjë në bisedime me Vetëvendosjen, pa u certifikuar rezultati final i zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.
“Sot diskutuam për rezultatin e ngushtë me VV-në. Po presim rezultatin final. Mos të përjashtojmë edhe 40 mijë votat e diasporës. Zhvillimi i takimeve me VV-në do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Në momentin që certifikohen rezultatet do të fillojmë bisedimet me VV”, ka thënë zëdhënësi Besian Mustafa.
Ai thotë se është një rezultat i ngushtë mes dy partive, dhe se duhet të pritet deri në numërimin e votës së fundit.
“Kemi një rezultat të ngushtë kemi dallim me pak se 2500 vota. Andaj do t’i presim certifikimin e rezultateve. Takimi i radhës me VV-në do vazhdoj pas certifikimit”, përfundoi ai. /Lajmi.net/