Vendos goli i Son, Tottenham mposht Watfordin dhe merr kreun e Premierligës

Tottenham ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.

Sport

29/08/2021 16:53

Spurs mposhten me rezultat minimal 1 – 0 Watfordin, shkruan lajmi.net.

Ishte ylli i skuadrës, Heung-Min Son që realizoi golin e vetëm në këtë takim (42′), që ishte eurogol nga gjuajtja e lirë – VIDEO

Vendasit dominuan në të gjitha aspektet, mirëpo ishin të pafat në konkretizimin e rastit.

Ndërsa, mysafirët provuan disa herë përmes kundërzbritjeve, por u mungonte finalizimi.

Kësisoj, epilogu i takimit rezultoi të jetë 1 – 0.

Me këtë fitore, Tottenham tani merr kreun e tabelës me nëntë pikë, derisa Watford renditët në pozitën e 12-të me tre sosh./Lajmi.net/