Vendos goli i Kean, Juventus fiton derbin italian ndaj Romës

Juventus ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Romës.

Sport

17/10/2021 22:40

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte goli i Moise Kean që i dha fitoren Juventusit pas një asistimi të bukur nga Rodrigo Bentacur (16′).

Roma tutje barazoi rezultatin përmes Tammy Abraham, por pastaj pas rishikimit të VAR-it arbitri dha penallti.

Nga pika e bardhë Verteout dështoi të shënote, kështu që rezultati mbeti 1 – 0.

Në tërë ndeshjen, posedimi i takoi skuadrës së Mourinhos, që u mungoi finalizimi.

Ndërkohë, me këtë fitore, Juventus ngritët në pozitën e shtatë me 14 pikë, derisa Roma zë të katërtën me 15 sosh./Lajmi.net/