Vendos goli i Jesus, Man City i shkakon humbjen e parë Chelseas
Manchester City ka fituar derbin anglez.
Sport
Man City ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.
‘Citizens’ e nisën ndeshjen me dominim të lehtë dhe patën disa mundësi të mira shënimi.
Megjithatë pavarësisht rasteve që patën pjesa e parë u mbyll pa gola.
Ekipi i Pep Guardiolas ishte më insistues edhe në pjesën e dytë ku nuk vonoi shumë edhe Gabriel Jesus zhbllokoi rezultatin.
Pas një tollovie në 16-metërsh më së miri u gjet në zonë Jesus që i dha epërsinë ekipit të tij.
Deri në fund Chelsea u munda të barazoj rezultatin por pa sukses.
Man City me këtë fitore tani renditet e dyta me 13 pikë, ndërsa Chelsa zbret në pozitën e tretë me pikë të njëjta. /Lajmi.net/