Vendos Gjykata e Sportit, Davies suspendohet për dy ndeshje

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Sport

22/03/2021 17:32

Kanadezi u ndëshkua me të kuq ndaj Stuttgartit, pas një ndërhyrje të palejueshme dhe gjykata e sportit e ka ndëshkuar me dy ndeshje suspendim, transmeton lajmi.net.

Kjo nënkupton, se Bayern do jetë pa Davies kundër RB Leipzigut dhe Union Berlinit.

Mungesa e Davies do jetë vërtetë mungesë e madhe duke marrë parasysh problemet me lëndime te skuadra “Bavareze”.

Sidoqoftë, këtë javë lojtarët do përfaqësojnë Kombëtaret e tyre./Lajmi.net/