Vendimi i ZRRE-së, KEDS nga nesër do t’i shkyçë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që s’kanë marrëveshje furnizimi
KEDS ka lajmëruar se nga nesër do të nisë shkyçjen nga rrjeti për konsumatorët që që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me rrymë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë. “Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike (Nr. 05/L-085) dhe Rregullës për Furnizuesin…

Lajme
KEDS ka lajmëruar se nga nesër do të nisë shkyçjen nga rrjeti për konsumatorët që që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me rrymë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.
“Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike (Nr. 05/L-085) dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF- KEK), shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja. Bazuar në këto obligime ligjore të përmendura më lart, KEDS nesër, më 31.07.2025, është i obliguar të shkyçë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me një Furnizues Aktiv”, ka njoftuar KEDS.
KEDS tha se se ky proces është pjesë e reformave për liberalizimin e tregut të energjisë dhe është i përcaktuar nga autoriteti rregullator.
“Ne inkurajojmë bizneset që ende nuk kanë ndërmarrë këtë hap të kontaktojnë sa më parë furnizuesit e licencuar nga ZRRE për të përmbushur obligimet e tyre”.
KEDS, si Operator i Sistemit të Shpërndarjes, potencoi se nuk ka ndonjë kompetencë furnizuese, por ka vetëm rolin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe si kompani e rregulluar është e obliguar t’i zbatojë të gjitha vendimet e ZRRE-së.