Vendimi i UEFA-s, shpalli humbëse Serbinë e Shqipërinë

Ivica Daçiq thotë se me vendimin e UEFA-s, kanë humbur Serbia dhe Shqipëria. Ndrsa ka shprehur përkushtimin e tij, për të ndaluar anëtarsimin e plotë të Kosovës në KOM.

Lajme

24/10/2014 19:03

Vendimin e UEFA-s e ka komentuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka vlerësuar se me këtë kanë humbur dy kombëtarët që janë përballur në ndeshjen e ndërprerë në Beograd.

“Me vendimin që e ka marr UEFA lidhur incidentin në stadiumit të Partizanit në Beograd, në ndeshjen në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, kanë humbur më së shumti këto dy kombëtare”.

“Ky është tregues i qëndrimit i cili mbizotëron dhe që, siç duket ka bazë, se në rajon ende ka çështje të pazgjidhura”, ka thënë Daçiq.

Ndërsa, sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte sikur të kishte vazhduar ndeshja deri në fund.

Ndërsa, duke i komentuar pranimin e përkohshëm të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KOM), Daçiq ka thënë se ministria e tij do të bëjë çfarë është e mundur që të mos ketë pranim të plotë.