Vendimi i Speciales pritet me dëshprim në zyrën e OVL-UÇK

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale, me në krye gjykatësin Charles Smith III ka marrë vendim për Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

Lajme

18/05/2022 11:12

Haradinaj dhe Gucati është shpallur fajtor për disa nga pikat e aktakuzës dhe janë dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim.

Mbi të dy rëndonin dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2).

Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga zyra e OVL-UÇK pas vendimit të Speciales për dy ish-krerët e kësaj organizate.

PAMJE: