Vendimi i parë i Kuvendit të ri, themelimi i Ushtrisë së Kosovës
Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, vendimin e parë që do ta marrë, do të jetë themelimi i Ushtrisë së Kosovës, që do të përbëhet nga 8 mijë vajza dhe djem, ka thënë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në një tubim elektoral në Pejë.
Lajme
Thaçi tha se koalicioni i udhëhequr nga PDK, i cili në Kuvend do t’i ketë 40 deputetë, do të marrë vendime të mëdha për të ardhmen e vendit.
“Me pa durim po e pres përfundimin e fushatës elektorale. Me fitoren e PDK-së, me 40 vende në Kuvendin e Kosovë, me një koalicion të gjerë, vendimi i parë që do të merret në Kuvendin e Kosovës është formimi I Forcës së Armatosura të Kosovës, me 8 mijë djem dhe vajza”.
“PDK do shënoj fitore madhështore më 8 qershor. Fitorja e PDK-së, fitorja e Kosovës e ka një emër Misioni i Ri”.
“Misioni ynë i Ri, ka tejkaluar kornizat partiake, ideologjike dhe rajonale. Mision i Ri është i joni është i Kosovës”, ka thënë Thaçi.