Vendimi i gjykatës për vrasjen e Marigonës, Lushtaku: Dritë në fund të tunelit
Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 burgim vjet për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Lushtaku-Sadriu, është shprehur se ky vendim shihet si…

Lajme
Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 burgim vjet për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
Lushtaku-Sadriu, është shprehur se ky vendim shihet si një dritë në fund të tunelit.
Ndërsa ka bërë të ditur se nga viti 2010 deri në prill 2024 në Kosovë janë vrarë 57 gra. Më shqetësuesja është se në të shumtën e rasteve vrasës kanë qenë vet bashkëshortët e tyre.
“DREJTËSIA MBI TË GJITHA. Sot, duartrokasim fort rikonfirmimin e vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, i cili i mori jetën 18 vjeçares Marigona Osmani në mënyrën më mizore. Ky vendim i sotëm shihet si një dritë në fund të tunelit, që dëshmon se drejtësia është e vetmja garancë për ta menduar jetën dhe të ardhmen e sigurt të vajzave dhe grave në vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet dhe avokimin e vazhdueshëm të grave për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë ndër vite, kohët e fundit shteti nuk ia ka dalur. I kujtojmë mëngjeset kur zgjoheshim me frikën se mos dëgjonim se diku në ndonjë cep të vendit tonë është kërcënuar apo edhe i është marrë jeta e ndonjë gruaje. Kjo sepse radhazi ndodhën raste eklatante dhune ndaj shumë grave, që edhe kulmuan me vrasje brutale. Nga viti 2010 deri në prill 2024 në Kosovë janë vrarë 57 gra. Më shqetësuesja është se në të shumtën e rasteve vrasës kanë qenë vet bashkëshortët e tyre”, shkruan ajo.