Vendimi i fundit nga Klopp është lajm i keq për Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka marrë një lajm të keq nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sport

20/09/2019 09:35

Jurgen Klopp ka kërkuar përforcime të reja në sulmin e Liverpoolit.

Mediat angleze raportojnë se Klopp e sheh të nevojshme të sjellë sulmues të ri tek “Reds”.

E kjo mund të jetë lajm i keq për Xherdan Shaqirin i cili është duke u ballafaquar me hapësirë të kufizuar për lojë te ekipi kampion në fuqi i Evropës, përcjell lajmi.net.

Klopp dëshiron që fillimisht të gjejë një zëvendësues për Roberto Firminon dhe ka identifikuar 20 vjeçarin e talentuar të PSG Eindhoven, Donyell Malen si objektivin e afatit kalimtar të janarit.

Malen ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje për PSV-në në fillim të sezonit 2019-20. /Lajmi.net/