Vendimi i CAS-it, reagojnë serbët (FOTO)
Mediat serbe kanë reaguar me pakënaqësi pas vendimit të CAS-it që i dhuroi Shqipërisë tri pikët nga ndeshja e ndërprerë në Beograd.
Sport
Mediat serbe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për vendimin e CAS-it që i dhuroi Shqipërisë tri pikët nga ndeshja e ndërprerë në Beograd.
“Skandal, CAS i dhuron tri pikë Shqipërisë”, shkruan portali “Kurir”.
Kurse, “Blic” e përshkruan si të “pabesueshme” vendimin e marrë dhe e citon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili e uron vendimin.
Ndërsa, “Sportske.net” e ka publikuar vendimin në një artikull me titullin: “Neve droni, Shqipërisë pikët”.