Vendimi i BE-së që i arsyetoi krimet e Millosheviqit

Vendimi i Bashkimit Europian për t’i hequr sanksionet ndaj familjes së ish-kryetarit të Serbisë dhe të akuzuarit të nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në Ballkan, Sllobodan Millosheviqit, nuk është pritur mirë nga persona publik në Serbi. 

Lajme

29/10/2014 13:08

Ish Zëvendëskryeministri serb Zharko Koraq, duke komentuar  këtë vendim të BE-së, ka thënë se Serbia në një mënyrë është tregues së krimi shpaguhet pasi këta njerëz jetojnë të qetë.

“Serbia në një mënyrë tregon se krimi shpaguhet, pra që veprimtaria kriminale shpaguhet. Ata njerëz kanë vjedhur ato para dhe jetojnë qetë, nëse jo ata atëherë fëmijët e tyre, e ndonjë ditë edhe nipërit e tyre” ka thënë Koraq, ish- Zëvendëskryeministër serb.

14 vjet pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviq, BE ka vendosur që t’i heq sanksionet dhe t’i zhbllokoj llogaritë e ish-Presidentit serb, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve. Burimet të BE-së kanë bërë të ditur se këto sanksione janë hequr pasi individë që kanë qenë pjesë të kësaj liste nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për Bashkimin Europian. Por nuk dihet se për çfarë pasurie bëhet fjalë, si është arritur ajo dhe ku ndodhet.

“Ndihem i tradhtuar dhe i tërbuar, sikur edhe qytetarët tjerë në këtë vend”, ka thënë Koraq.