Vendimet e fundit: Trofetë e Ligës së Kampionëve do transferohen te Superliga Evropiane

Superliga Evropiane do vazhdojë të bëjë ndryshime të mëdha në futboll.

Sport

19/04/2021 23:44

Dje, u njoftua formimi i Superligës Evropiane me 12 gjigantë evropianë, në krye me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, transmeton lajmi.net.

Sipas Cope, klubet që do t’i bashkohen Superligës do t’i transferojnë trofetë e Ligës së Kampionëve në këtë garë të re.

Kështu, Reali do e nis garën e re me 13 trofe te Superligës Evropiane.

Kjo nuk shihet si e pamundur, ngase transferime të tilla kanë ndodhur edhe në vitin 1992 kur trofetë e Kupës Evropiane u transferuan në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/