Vendi më i ftohtë në botë

I akullt edhe siç duket, i ftohti është tipik për këtë qytet, i njohur më shumë si "vendi më i ftohtë në botë".

Fun

17/01/2015 19:16

Është aq ftohtë në këtë vend sa që njerëzit këtu hanë rregullisht mish të ngrirë, i mbajnë veturat e tyre ndezur 24/7 dhe duhet që ta ngrohin tokën me zjarr disa ditë para se ta varrosin ndonjë të vdekur.

Është e vështirë për ta kuptuar se pse dikush do të dëshironte të jetonte në një vend të tillë, dhe më e vështirë është të imagjinohet se pse dikush do të dëshironte që ta vizitonte këtë vend, transmeton Lajmi.net.

Por, fotografi Amos Chapple nuk mundi t’i rezistojë këtij vendi pa e vizituar dhe pa ia bërë disa fotografi.

“Unë bëj fotografi nga e gjithë bota për t’i futur në lajmet dhe titujt të cilët kanë nevojë”, tha fotografi nga Zelanda e Re. “Vendi më i ftohtë në Tokë është i papërballueshëm”, shtoi ai.

Ai udhëtoi më shumë se 10,000 kliometra për ta arritur këtë fshat prej 500 banorëve i cili ndodhet në një cep të largët të Siberisë. Është keq pasi që avionët nuk mund të aterojnë në tokë gjatë dimrit, dhe merr dy ditë kohë me makinë për të arritur në të nga Yakutsk, qyteti më i madh i afërt, transmeton Lajmi.net.

Chapple kaloi disa ditë duke bërë fotografi në Oymyakon dhe Yakutsk, ku nxori disa fotografi që shfaqin të ftohtin, peizazhin e zymtë dhe banorët të cilët jetojnë në kushte të paimagjinueshme.

Ky vend është i errët – plotësisht, krejtësisht i errët – për 21 orë në ditë gjatë dimrit, dhe temperatura mesatare është -58. Kjo është një temperaturë e butë për banorët në krahasim me të ftohtin që kishte qenë gjatë vitit 1993, kur Oymyakon morri titullin si vendi më i ftohtë në Tokë, kur temperaturat ranë deri në -90.

Njerëzit zhvillojnë një shumëllojshmëri truke për të mbijetuar. Veturat i mbajnë në garazhe të nxehta ose, nëse lihen jashtë, i lënë të ndezura gjatë gjithë kohës. Prodhimet bujqësore natyrisht se nuk rriten në tokë të ngrirë, kështu që njerëzit kanë një dietë mishngrënëse – mish të papërpunuar nga peshku i ngrirë dhe makarona.

Chapple e pati të vështirë të gjejë njerëz për të folur me ta, pasi që shumicën që ai e takonte ishin duke nxituar që sa më shpejtë të futen nëpër shtëpitë e tyre. Ata të cilët pranuan të bisedonin me të e paralajmëruan atë që këtu pihet alkooli në mënyrë të shfrenuar, sidomos gjatë muajve të pushimit.

Moti i Oymyakon kishte ndikim në kamerën e Chapple. Ai u përball me disa sfida të pafundme ndërsa bënte fotografi. “Mësova shumë, u deshën disa ditë derisa i kuptova disa truke se si t’ia dal që ta vazhdojë punën”, tha ai.

Chapple do të bredhte me xhaketën e tij gjysmë të hapur, duke u përpjekur që ta mbajë kamerën e tij të ngrohtë nën xhaketën e tij dhe duke e nxjerrë atë vetëm kur bënte ndonjë foto. Kishte raste kur ai e mbante edhe frymën e tij për të mos penguar fotografinë, pasi që kur e lëshoni frymën në këtë vend duket si ju po pini puro.

Ai e përjetoi gjithë këtë dhe eksperiencën e tij na e solli me këto fotografi të cilat mund t’i shihni më lartë.