Vendet që duhen vizituar

Ndoshta e keni ndërmend ta vizitoni ndonjë qytet gjatë vitit 2014, por që nuk keni vendosur ende. Dyshimet ua heqim ne, duke ua prezantuar 10 vendet që ia vlen të vizitohen gjatë vitit që vjen. Në fund, zgjedhja është e juaja! 1. Parisi, Francë Kryeqyteti francez është rilindur falë reduktimit të trafikut në qytet, posaçërisht në…

Lifestyle

15/11/2013 13:00

Ndoshta e keni ndërmend ta vizitoni ndonjë qytet gjatë vitit 2014, por që nuk keni vendosur ende. Dyshimet ua heqim ne, duke ua prezantuar 10 vendet që ia vlen të vizitohen gjatë vitit që vjen. Në fund, zgjedhja është e juaja!

1. Parisi, Francë

Kryeqyteti francez është rilindur falë reduktimit të trafikut në qytet, posaçërisht në rrugët më të frekuentuara nga turistët. 1,5 kilometër që më parë quhej një rrugë trafiku, tash ‘Rive Droite’ përfshin një rrugë të përshtatshme për këmbësorë dhe shtigje për biçikleta. Në të djathtë gjendet një rrugë 2,5 kilometra, ndërmjet Pont de l’Alma e Musée d’Orsay, ku ka kopshte dhe ishuj artificialë, që i japin një jetë të re një qyteti tashmë të shkëlqyeshëm.

2. Trinidad, Kubë

Qyteti është i ndarë në mes të maleve Escambray dhe ‘Mar dei Caraibi’. Ky qytet është një perlë e mbrojtur nga Unesco për arkitekturën e shkëlqyeshme, me tavanet ndërtues të stilit ‘Mudéjar’, porcelane franceze dhe mermerë të Carraras. Në vitin 2014 shënohet përvjetori çlirimi i saj nga pushtuesit spanjollë dhe janë paraparë shumë festa dhe evenimente kulturore. Trinidad është rezultat i një ‘boomi’ ekonomik, i rilidhur me sheqerin e shekullit XIX.

3. Cape Town, Afrikë e Jugut

Qyteti i Cape mund të vizitohet në çdo moment. Në vitet e fundit ka fituar shumë vizitorë falë bukurisë së tij të pamohueshme. Vitin që vjen pritet të bëhet edhe më i bukur, më saktësisht kryeqytet botëror i ‘Design 2014’. Ekspozita në natyrë, ngjarje, projekte të zhvillimit dhe rizhvillim i zonave të industriale si Woodstock e The Fringe, janë disa nga risitë e së ardhmes.

4. Riga, Letoni

Për vite kishte mbetur  e fshehur në perdet e ferrit, por në vitet e fundit është bërë një qytet kozmopolit dhe është zgjeruar me lokale të veçanta në qendrën historike, ku janë restauruar fasadat e ndërtesave të artit të bukur, të kombinuara me antike dhe moderne. Për vitin 2014 është zgjedhur si kryeqyteti i kulturës evropiane.

5. Zurich, Zvicër

Në vitin 2014, qyteti i bukur zviceran do t’i presë shumë evenimente sportive. Në gusht, për shembull, do të mbahet kampionati evropian i atletikës. Nëse ndokush do të ishte skeptik sa i përket Zurichut, është e rëndësishme të nënvizohet se, falë lirisë në orare, lokalet janë të hapur gjatë tërë natës. Në rrethin industrial të tij janë hapur lokale nate sikur ‘kërpudhat’, sa që aty shkojnë njerëz nga vende të ndryshme.

6. Shangai, Kinë

Mirë se vini në metropolin e të gjithëve, të atyre që duan ta vizitojnë. Nëse Kina udhëton me shpejtësinë e dritës, Shangai është në krye të të gjitha qyteteve. Të mendojmë për shembull se linja e re metropolitane (e 16-ta), që do të hapët më 2014, është e gjatë plot 59 kilometra. Kjo do të jetë linja e tretë më e gjatë në botë. Ndër të tjera, do të përfundojë ndërtesa e rë më e lartë në Kinë, Shanghai Tower, me 121 kate dhe do të jetë e dyta më e gjatë në botë. Kjo ndërtesë gjigante do t’i ketë hotelet më të lartë në botë.

7. Vancouver, Kanadë

Është i famshëm për panoramën e saj, e cila ofron pamje mbresëlënëse të tokës dhe ngritjes së aeroplanëve. Qyteti ka një pamje nga deti dhe me male të bukur, duke ofruar po ashtu parqe të gjelbra dhe plazhe me rërë.

Ndërtesat kanë pamje nga deti dhe janë prej më të kushtueshmeve në botë, sa qëqyteti e ka marrë emrin e famshëm ‘City of Glass’, qyteti i kristaltë. Disa vite më parë është definuar si qyteti më i bukur në botë ku mund të jetohet. Në fakt, ky qytet e ka një klimë relativisht të butë, sa që vendësit duan të jetojnë në ambiente të hapura dhe t’i praktikojnë shumë sporte, prej tyre edhe skitarinë, në qytetin i cili e ka pritur Olimpiadën dimerore të vitit 2010.

8. Chicago, SHBA

Ky qytet është duke u bërë më i ‘larti’ në botë, duke e pasur parasysh ndërtesat super të larta që po ndërtohen gjithnjë e më shumë. Mirëpo, aty shquhen edhe lagjet historike si Wrigley Field, fusha e bejsbollit, më e famshmja në Amerikë, apo zona e teatrove, që kanë mundësuar lindjen e disa prej yjeve më të famshëm botërorë. Periudha më e mirë për ta vizituar Chicagon është vera, duke e pasur parasysh se gjatë dimrit bën shuam ftohtë, sa që Michigani ngrin. Në sezonin e bukur, qyteti është i gjallë me festivale muzikorë si ‘Wavefront Music Festival’, që mbahet në korrik dhe ‘Riot Fest’, në shtator.

9. Adelaide, Australi

Nëse Melbourne e Sydney janë tashmë super të famshme, Adelaide duhet të zbulohet ende dhe aktualisht është qyteti më i mirë sa i përket mikpritjes. Sigurisht, nga Evropa është mjaft larg, por vitin që vjen do të mbahen evenimente të shumtë që janë tërheqës për të gjithë. Në vitin 2014 do të jetë kontraktimi i fundit i lidhjes ndërmjet qytetit dhe fshatit, i cili ofron vreshta të mrekullueshme, parqe dhe vende historike.

10. Auckland, Zelandë e Re

Është qytet i dashur nga turistët që janë në kërkim të pejsazheve më të paprekur në tokë. Aty gjenden malet dhe liqenet e pastër, të paprekur, po jo vetëm. Arti dhe kultura janë motive të shkëlqyeshme për ta kompletuar këtë udhëtim gjigant, në qytetin më të madh të kivit. Lokalet e reja dhe restorantet vazhdojnë të ‘lindin’, shpesh në ndërtesa historike apo në liqe.