Vendet më fetare në botë, shikoni se ku është Kosova

Në nivel global është konfirmuar se se 2/3 e popullsisë botërore e konsiderojnë veten fetarë. Në hulumtimet e “WIN/Gallup” kanë marrë pjesë 64,000 njerëz nga 65 vende, përfshirë edhe Kosovën. Rezultatet e këtij hulumtimi janë shumë interesante.

Lajme

13/04/2015 23:48

Në Kosovë 83 për qind njerëzve janë deklaruar si fetarë, 7 për qind kanë thënë se nuk janë fetarë. Në anën tjetër, 1 për qind janë shprehur se janë ateistë, derisa 10 për qind nuk kanë ditur të përgjigjen, raporton Indeksonline.

1

Të dhëna për Shqipërinë në këtë kategori nuk ka.

Nga këto 65 vende të botës, Tajlanda del të jetë vendi me fetar në botë me 94 për qind. Vetëm 1 për qind e tyre janë deklaruar se janë ateistë. Ndërsa, vendet më së paku fetare definitivisht janë Japonia dhe Kina, me 13, respektivisht 7 për qind të popullsisë fetare.

Hulumtimi ka treguar edhe se të rinjtë janë shumë fetarë, kurse 2/3 e të rinjve deri në 34 vjeç e konsiderojnë veten fetarë.

“Mund të shihet se numri i njerëzve fetarë është relativisht i madh. Gjithashtu, aktualisht mbizotëron trendi ku shumë të rinj në nivel global po bëhen fetarë. Mund të themi se ky numër i besimtarëve nga viti në vit është gjithnjë e më i madh”, ka thënë Jean Mark Leger, presidenti i asociacionit “WIN/Gallup.

2

Sipas po këtij hulumtimi, del se në Kosovë janë 95.2 për qind myslimanë, 4.7 për qind të krishterë.

3

Një e dhënë interesante që del nga ky hulumtim është përbërja e popullsisë në Maqedoni. Aty dalin që 56.2 për qind janë myslimanë dhe “vetëm” 42.7 për qind të krishterë (ortodoks).