Vendet e garantuara duhet të zgjidhen në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se sigurimi edhe i një mandati për vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës është çështje që duhet të zgjidhet nga partitë politike.

Lajme

15/02/2014 21:10

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se nuk ka tjetër alternativë përpos integrimit të të gjitha komuniteteve pakicë në jetën publike të Kosovës.

Në një intervistë për RTK 2, Jahjaga ka bërë të ditur se nevojitet përkushtimi i të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shoqërisë dhe për një të ardhme më të mirë të vendit.

“Kosova është shteti unë dhe të gjithë jemi të obliguar për zhvillimin dhe përparimin e tij. Qëllimi i të gjithë neve është integrimi i mëtejmë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë, të gjitha komunitetet do të ruajnë karakteristikat e tyre, që nënkupton një pasuri për ne”.

“Ka kohë që integrimi i komunitetit serb në Veri të Kosovës ka paraqitur një problem të pa zgjidhur. Por, kohëve të fundit, jemi dëshmitar të një përparimi të rëndësishëm sa i përket integrimit të komunitetit serb në atë pjesë të vendit si dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës”.

Duke folur lidhur me kërkesën për caktimin e një mandati shtesë për vendet e garantuara të komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, Jahjaga thotë se për këtë duhet përfunduar reformat zgjedhore.

“Kjo është çështje e partive politike në Kuvendin e Kosovës të cilat duhet përfunduar  procesin e reformave në përputhje me normat dhe standardet e larta që garantojnë një proces demokratik”.