“Vend sekret në Bregun Perëndimor” – plani i UFC-së për eventet e ardhshme

Të gjitha eventet e arteve marciale mikse do të zhvillohen në një vend, për momentin ende sekret, në “Bregun Perëndimor” të Amerikës për shkak të koronavirusit.

Sport

07/04/2020 08:40

Ky është zbulimi që ka bërë sot gazetari i njohur i këtij sporti, Ariel Helwani, që punon për ESPN.

“UFC-ja do t’i zhvillojë të gjitha eventet e saj në të njëjtin vend për të paktën një muaj. Në këtë vend sekret do të zhvillohet eventi UFC-249 (18 prill) dhe ai UFC-250 (9 maj) si dhe disa evente të programuara më parë, më 25 prill dhe 2 maj”, tha Helwani.

Sipas ESPN, UFC-ja ka nisur nga puna për të përgatitur gjithçka që duhet për të zhvilluar evente në këtë vend, në mënyrë që të gjitha duelet të zhvillohen sipas planifikimit.

Ky vend do të zbulohet brenda 24 orësh nga presidenti i UFC-së, Dana White, në një konferencë për shtyp.