Vëllezërit kosovarë nga Zvicra dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit nga tërmeti

23:54 | 8 Dhjetor 2019

Dy vëllezër kosovarë të cilët jetojnë në Zvicër, janë solidarizuar me gjendjen e vështirë me të cilën po përballet Shqipëria, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ndodhi më 26 nëntor.

Këta dy të rinj kanë grumbulluar me nismën e tyre, paratë në një total prej 180 mijë frangash.

Kjo shumë e konsiderueshme është dhuruar këtë të diel në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, për qytetarët e prekur nga tërmeti, veçanërisht për banorët e Thumanës.

Ndërkaq, shumë qytetarë, institucione dhe vende të ndryshme të botës janë duke ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.

Prej kontributit të dhënë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali e vende të tjera të diasporës, fillimisht do të ndihmohen banorët të cilët kanë humbur të afërmit, këtë e tha edhe vet Elvis Naçi në këtë emision.