Vëllaznimi triumfon kundër Ponte Prizrenit dhe siguron “Play-Off”-in
Vëllaznimi ka shënuar fitoren më të rëndësishme në këtë kampionat. Kuqezinjtë kanë mundur Ponte Prizrenin 82:79 (21:16, 25:22, 20:23, 16:18), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës. Kjo fitore i siguron kuqezinjve vendin e gjashtë, që dërgon në “Play-off”. Takimi ka qenë shumë interesant, ndërsa të dy skuadrat luftuan nga fillimi deri në fund,…

Sport
Vëllaznimi ka shënuar fitoren më të rëndësishme në këtë kampionat. Kuqezinjtë kanë mundur Ponte Prizrenin 82:79 (21:16, 25:22, 20:23, 16:18), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës. Kjo fitore i siguron kuqezinjve vendin e gjashtë, që dërgon në “Play-off”.
Takimi ka qenë shumë interesant, ndërsa të dy skuadrat luftuan nga fillimi deri në fund, pasi sfida ishte shumë e rëndësishme. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në pjesën e parë, që e fituan 46:38.
Në periudhën e tretë vendasit kishin epërsi deri në 22 pikë, 62:40, por më pas mysafirët u rikthyen për 66:61. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant me mysafirët që bëjnë përmbysjen e madhe për të kaluar në epërsi 77:79, por vendimtar ishte Burim Zekiqi me treshe për 80:79, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 82:79.
Te Vëllaznimi u dalluan Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Ëayne Arnold me 27 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Vëllaznimi tani ka nëntë fitore e 18 humbje, kurse Ponte Prizreni tetë fitore e 19 humbje, por kuqezinjtë i kanë mundur katër herë prizrenasit në këtë edicion. Ponte Prizreni do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë./Lajmi.net/