Vëllaznimi transferon ish-futbollistin e Real Madridit

Ish lojtari i akademisë së Real Madridit dhe Atletiko Madridit i është bashkuar Vëllaznimit të Gjakovës.

Merkato

22/11/2016 17:03

Yunus Gulnar, futbollisti 19 vjeçar i cilin luan në rolin e mesfushorit qendror ka zbarkuar tek skuadra gjakovare si një përforcim tejet i madh për pjesën tjetër ta kampionatit, shkruan faqja Fansat e Futbollit kosovar.

Gulnar është i lindur në Gent të Belgjikës dhe me prejardhje është nga Turqia. Karrierën e ka filluar në qytetin e lindjes tek të rinjet e Gent, ndërkohë në vitin 2011 u transferua te gjiganti turk, Galatasaray.

Në vitin 2012 nga Galata kaloi në akademinë e të rinjëve të Real Madridit, ku qëndroj një vit për të ju bashkuar më pas rivalit lokal Atletiko Madrid.

Në 2014, Gulnar kishte kaluar te skuadra boshnjake, Celik Zenica, me ç’ras nuk qëndroj shumë për tu kthyer përsëri në Turqi tek Kahramanmaras, ndërsa tani karrierën pritet ta vazhdojë tek skuadra e Vëllaznimit në Ligën e Parë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6