Vëllaznimi – Prishtina, lajmi i fundit nga finalja e madhe e Kupës në Mitrovicë

Vëllaznimi-Prishtina, finalja të dielën.

Sport

22/05/2018 21:41

E diela e 27 majit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë festë futbolli, pasi do të zhvillohen ndeshjet finale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre ndeshjeve, sot, në selinë e FFK-së, Komisioni i Garave ka tërhequr shortin për skuadrat që do të jenë në cilësinë e vendasit.

“Kësisoj, në orën 13:00, do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pra, Mitrovica (F) dhe Vëllaznimi (M) do të jenë skuadrat vendase.