Vëllai vret vëllain në Peqin, mësohet si ndodhi ngjarja

Një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë gjahu gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Galush të Peqinit.

Lajme

09/03/2019 21:27

Mësohet se viktima është 21-vjeçari Roland Lleshi.

Burime nga policia bëjnë me dije se vëllai 14-vjeçar Kristian Lleshi ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.