“Vëllai s’mund të bëhet bashkëshort, i thua vëlla, por flini bashkë”, Sabiani i kthehet keq Beniadës

Arditi dhe Beniada janë një dyshe e cila është komentuar gjatë në BBV.

ShowBiz

16/10/2021 20:37

Ata vendosën që të flinin në të njëjtin krevat përgjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, veprim i cili i hapi rrugën edhe dyshimeve se mes tyre mund të kishte diçka më shumë.

Gjatë darkës banorët kanë komentuar për raportin mes tyre dhe Sabiani i është kthyer ashpër Beniadës duke e akuzuar se po bën lojra.

“Mos bëj lojra fjalësh me ne, nuk mund të na thuash gjithë kohës që e ke si vëlla, ndërkohë që fle bashkë me të në të njëjtin krevat”, tha Sabiani i revoltuar.

Më tej Sabiani shtoi se vëllai s’mund të bëhet bashkëshort dhe aq më tepër ata të dy nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë situatë për lojë.