Vëllai i Messit me deklaratë thumbuese: Barcelona filloi të njihej për shkak të Leos, më përpara e njihnin vetëm Real Madridin

Vëllai i Leos, Matias Messi ka dhënë një deklaratë thumbuese ndaj Barcelonës. Leo Messi është legjenda e Barcelonës, duke qenë lojtari kyç i sukseseve të njëpasnjëshme të Barcelonës. Ai u largua nga ‘Camp Nou’ në gusht të vitit 2021, duke e ‘përjashtuar’ kështu nga shtëpia e tij, shkak kushtet financiare. Pavarësisht që argjentinasi nuk është…

Sport

09/02/2023 11:14

Vëllai i Leos, Matias Messi ka dhënë një deklaratë thumbuese ndaj Barcelonës.

Leo Messi është legjenda e Barcelonës, duke qenë lojtari kyç i sukseseve të njëpasnjëshme të Barcelonës.

Ai u largua nga ‘Camp Nou’ në gusht të vitit 2021, duke e ‘përjashtuar’ kështu nga shtëpia e tij, shkak kushtet financiare.

Pavarësisht që argjentinasi nuk është pjesë e Barçës, ai vazhdon të përflitet për një rikthim të mundshëm në ‘Blaugrana’.

Por, është vëllai i tij që pohon se ylli i PSG-së, nuk do kthehet në ish-ekipin e tij deri sa të jetë nën udhëheqje të Barcelonës.

Duke folur në kanalin e djalit të tij në ‘Twitch, Matias Messi ka thënë: “E kamë një pjesë të shkëputur të Sport, ku thuhet: ‘Messi duhet të rikthehet te Barcelona’ dhe nën të e kam vendosur: ‘Hahaha’. Nuk do të kthehemi te Barcelona dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një spastrim, duke hequr, në mes të tjerëve, Joan Laportan, i cili është jo falënderues për gjithë atë që ka bërë Messi për Barcelonën”.

Tutje, ai tha që në Barcelonë vëllai i tij nuk ka pasur përkrahjen sa duhet.

“Njerëzit (në Barcelonë) nuk e kanë mbështetur atë. Njerëzit është dashur të dalin jashtë të protestojnë apo diçka, ta largonin Laportan dhe Messi të qëndronte. Katalunasit janë tradhtarë”.

Më pas ai thumboi Barçën, duke thënë që ata njihen në mbarë botën për shkak të Messit.

“Barcelona filloi të njihej globalisht për shkak të Messit, më përpara njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i yllit argjentinas drejt ish-klubit të tij, Barcelonës./Lajmi.net/