Veliu uron Grenellin për postin e ri: Kam besim se angazhimi i tij për paqen në rajon do të jetë më i madh

Ministri i brendshëm i Kosovës Agim Veliu e ka uruar Richard Grenellin për postin e ri si udhëheqës i inteligjencës amerikane.

Lajme

21/02/2020 18:53

Richard Grenell i cili është njëkohësisht edhe ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe I Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi është emëruar edhe si udhëheqës i përkohshëm i inteligjencës Amerikane, shkruan lajmi.net.

Ministri Veliu nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur se angazhimi i tij për Kosovën dhe regjionin është krucial.

Më tutje, Veliu krahas urimit ka shprehur besim se angazhimi i tij për paqen në regjion do të jetë edhe më i madh.

“Angazhimi i SHBA-ve dhe ambasadorit Richard Grenell në proceset vitale për Kosovën dhe regjionin është kruciale. Unë e uroj nga zemra për emërimin e ri si kreu i inteligjencës Amerikane. Kam besim se angazhimi i tij për paqen në regjion do të jetë edhe më i madh”, ka shkruar Veliu. /Lajmi.net/